Përplasje e ashpër mes Gertit dhe Laertit: Akuza për xhelozi, tradhti dhe dhunë

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP u tensionua ndjeshëm pas një debati të ashpër mes Gertit dhe Laertit. Dy banorët shkëmbyen akuza të rënda, duke zbuluar konflikte të mbledhura prej ditësh. Gerti u shpreh: “Kam një konsideratë për Laertin, por nuk e prisja gjithçka që ndodhi.” Ai e akuzoi Laertin për xhelozi dhe për [...] The post Përplasje e ashpër mes Gertit dhe Laertit: Akuza për xhelozi, tradhti dhe dhunë appeared first on Kolibri.

Përplasje e ashpër mes Gertit dhe Laertit: Akuza për xhelozi, tradhti dhe dhunë

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP u tensionua ndjeshëm pas një debati të ashpër mes Gertit dhe Laertit. Dy banorët shkëmbyen akuza të rënda, duke zbuluar konflikte të mbledhura prej ditësh.

Gerti u shpreh: “Kam një konsideratë për Laertin, por nuk e prisja gjithçka që ndodhi.” Ai e akuzoi Laertin për xhelozi dhe për kontradikta në qëndrimet e tij. Ndërkohë, Laerti iu përgjigj ashpër, duke thënë: “Ke hyrë me fantazmat e tua. Hiqe maskën. Si nuk të vjen turp.”

Situata u përshkallëzua kur në bisedë u përmendën fëmijët dhe një ngjarje e shkuar. Gerti e akuzoi Laertin për sjellje të papranueshme ndaj një vajze në publik: “Atë vajzë e ke degjeneruar në mes të lokalit. Të doli gjithë lokali kundër. Si i përmend fëmijën e asaj vajze?”

Nga ana tjetër, Laerti e quajti këtë sjellje tradhti dhe pabesi: “Kjo nuk të bën mirë. Nuk ke të drejtë të përmendësh fëmijët e të tjerëve.”

Debati mes tyre ka krijuar tension edhe te banorët e tjerë, të cilët po përpiqen të qetësojnë situatën. Nuk dihet ende nëse kjo përplasje do të ketë pasoja për raportin e tyre në vazhdim.

Pjesë nga debati

Gerti: Kam një konsideratë për Laertin, por e prisja gjithçka që ndodhi.

Laerti: Ke hyrë me fantazmat e tua, ke thënë Laerti të jep shpirtin. Bie në kontraditë. Hiqe maskën. Si nuk të vjen turp.

Gerti: Je xheloz, je i vogël.

Laerti: Kjo quhet tradhti, pabesi. Nuk të bën mirë pushteti. Ke përmendur fëmijë këtu brenda. Çfarë të duhet ty me fëmijët e botës?

Gerti: Atë vajzë e ke degjeneruar në mes të lokalit. E ke rrahur në mes të lokalit. Të doli gjithë lokali kundër. Nuk ke turp. Si i përmend fëmijën e asaj vajze?

The post Përplasje e ashpër mes Gertit dhe Laertit: Akuza për xhelozi, tradhti dhe dhunë appeared first on Kolibri.