Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë

Përplasje fizike, tym, gazlotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë të martën. Pas ndezjes së mjeteve piroteknike kryeparlamentarja Ana Bërnabiq ndërpreu punimet. Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 […] The post Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë appeared first on Albinfo.

Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë

Përplasje fizike, tym, gazlotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë të martën.

Pas ndezjes së mjeteve piroteknike kryeparlamentarja Ana Bërnabiq ndërpreu punimet.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.

Protestuesit e fajësojnë pushtetin për korrupsion.

Te përplasja erdhi pasi deputetët e pushtetit miratuan rendin e ditës që u kundërshtua nga opozita. Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Aty përfshihen edhe kërkesat e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, të cilën ai e ofroi më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve. Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.

Pas incidentit Bërnabiq u shpreh se një nga deputetet ka pësuar sulm dhe është në rrezik. “Gruaja po lufton për jetën e saj pas shpërthimeve tuaja”, u ka thënë Bërnabiq deputetëve. Sipas saj, edhe një tjetër deputete ka pasur tronditje.

The post Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë appeared first on Albinfo.