Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



