20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës, disa u morën nga banesat

20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës, disa u morën nga banesat

Rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestave të zhvilluara në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, disa prej tyre janë marrë nga banesat dhe janë shoqëruar nga efektivët e Policisë.

Mësohet se personat e shoqëruar, mes tyre edhe studentë, dyshohet se janë përfshirë në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.

Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi masat që mund të merren ndaj personave të shoqëruar.

The post 20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës, disa u morën nga banesat appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.