Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speciales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu

Thirrja për protestë do të rikthejë sonte qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e pestë të tubimeve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit përmes mesazhit: “Shihemi n’21:00 n’shesh”.
Tubime në kundërshtim me vendimin e Speciales janë zhvilluar edhe në diasporë. Të dielën, protesta u mbajtën në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



