Pezullimi i projekteve të USAID-it, në Kosovë ndikohen 17 projekte me rreth 145 milionë dollarë

Instituti GAP në Kosovë ka publikuar një tabelë të projekteve aktive të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në Kosovë, të cilat tashmë janë pezulluar për të paktën 90 ditë që sipas të dhënave të publikuara, ndalimi i përkohshëm i ndihmës së huaj prekë rreth 17 projekte aktive që kontribuojnë në Kosovë, me financim total […] The post Pezullimi i projekteve të USAID-it, në Kosovë ndikohen 17 projekte me rreth 145 milionë dollarë appeared first on Albinfo.

Pezullimi i projekteve të USAID-it, në Kosovë ndikohen 17 projekte me rreth 145 milionë dollarë

Instituti GAP në Kosovë ka publikuar një tabelë të projekteve aktive të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në Kosovë, të cilat tashmë janë pezulluar për të paktën 90 ditë që sipas të dhënave të publikuara, ndalimi i përkohshëm i ndihmës së huaj prekë rreth 17 projekte aktive që kontribuojnë në Kosovë, me financim total prej rreth 145 milionë dollarë.

“Urdhri i Presidentit të SHBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

“Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, ka bërë të ditur GAP.

The post Pezullimi i projekteve të USAID-it, në Kosovë ndikohen 17 projekte me rreth 145 milionë dollarë appeared first on Albinfo.