Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në aktivitetin “International Cultural Evening”, të organizuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Londër, kadetët prezantuan identitetin dhe kulturën e vendit përmes gastronomisë tradicionale, veshjeve kombëtare, promovimit të potencialit turistik, si dhe historisë e trashëgimisë kulturore të Kosovës para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.
Në mbështetje të aktivitetit morën pjesë edhe Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Ilir Beqiri, si dhe zëvendëskonsulli Ilir Bytyqi.
Ambasada e Kosovës theksoi se pjesëmarrja e kadetëve në një institucion prestigjioz si Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst dëshmon profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimin e vendit për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe avancimin e orientimit euroatlantik./Albinfo.ch
The post Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



