Policia jep detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Prishtinë

Një bombolë gazi, sot ka shpërthyer në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur për Front Online,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka njoftuar se zjarri se nga ky incident ka mbetur një person i lënduar. “Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr 

Policia jep detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Prishtinë


Një bombolë gazi, sot ka shpërthyer në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se zjarri se nga ky incident ka mbetur një person i lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr  në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Front Online/