Presidenti Trump fal aktivistët kundër abortit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falur 23 aktivistë kundër abortit, përfshirë edhe disa të arrestuar që kishin bllokuar një klinikë të shëndetit riprodhues, duke frikësuar stafin dhe pacientët. Vendimi për faljen e tyre erdhi një ditë para “Marshit për Jetë”, ngjarje që organizohet çdo vit kundër abortit në Washington D.C, raporton [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falur 23 aktivistë kundër abortit, përfshirë edhe disa të arrestuar që kishin bllokuar një klinikë të shëndetit riprodhues, duke frikësuar stafin dhe pacientët.
Vendimi për faljen e tyre erdhi një ditë para “Marshit për Jetë”, ngjarje që organizohet çdo vit kundër abortit në Washington D.C, raporton “BBC”.
Presidenti Trump e quajti arrestimin e aktivistëve si “qesharak”.
Trumpi gjatë fushatës së tij pati theksuar që shtetet individualisht duhet të vendosin lidhur me ligjshmërinë e abortit.