Prishtinë: Vdes një person në vendin e tij të punës, ra nga lartësia e një objekti
Raportohet se sot një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 11:00 në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Veternik. Lajmin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve […] The post Prishtinë: Vdes një person në vendin e tij të punës, ra nga lartësia e një objekti appeared first on Albinfo.

Raportohet se sot një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 11:00 në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Veternik.
Lajmin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
The post Prishtinë: Vdes një person në vendin e tij të punës, ra nga lartësia e një objekti appeared first on Albinfo.