Profesori amerikan: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme

Welcome to Kosova Today

Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net. Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur. “Surpriza më e madhe nga […]

Profesori amerikan: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
profesori-amerikan:-vuciqi-u-mund-nga-osmani,-ishte-e-pritshme

profesori-amerikan:-vuciqi-u-mund-nga-osmani,-ishte-e-pritshme

Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur.

“Surpriza më e madhe nga përballja e Këshillit të Sigurit të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në “X”.

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën një përballje mbrëmë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas një periudhe tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.

Presidentja Osmani në këtë seancë të Këshillit të Sigurimit, ku të pranishme ishin edhe katër heroinat kosovare Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Taihri e përballi Vuçiqin me krimet e luftës të kryera në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Osmani para presidentit serb Alekandar Vuçiq ka treguar se Krasniqi ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhuna nga forcat e Sllobodan Millosheviqit.

“Sot me mua është edhe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhunua jo vetëm një herë, por dy herë, nga forcat e Millosheviqit. Ata donin ta shkatërronin dhe t’ia vrisnin shpresën. Për këtë arsye ata pamëshirshëm zgjodhën një prej mjeteve më të rënda të luftës – dhunimin. “Do të vuash më shumë nëse të lëmë të gjallë”, i thanë ata asaj, teksa u lutej që ta vrisnin.

Ani pse ka jetuar në horror, Vasvija lulëzoi për të nisur me vrull misionin e saj për të rritur ndërgjegjësimin globalisht për krimin brutal të dhunës seksuale në luftë dhe për t’u bërë e dërguara ime speciale mbi dhunën seksuale gjatë luftës. Sot, ajo punon ngushtë me partnerët në Ukrainë, Lindje të Mesme, kontinentin afrikan dhe gjetkë, duke ndarë ekspertizën e saj mbi qasjet më të përshtatshme për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo është e përkushtuar që të jetë afër të mbijetuarve në mbarë botën dhe është shndërruar në zërin e tyre derisa të vijë koha që ata të flasin vetë. Në këtë mision fisnik, asaj i bashkohet edhe Shyretja jonë”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.

Sisteme Online Programime
Programing Online