Profili “Lule Gjeli” shkruan për Ermal Sadikun dhe LDK-në, ky i përgjigjet: Jo Gent, nuk mshefna si ti

Një profil me emër “Lule Gjeli” në Facebook, i cili po dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe shantazh, në postimin e tij të fundit ka shkruar për deputetin e zgjedhur të LDK’së, Ermal Sadiku, duke thënë se “LDK bëhet parti normale” kur Sadiku të vihet në krye të saj.
Këtij postimi i ka reaguar menjëherë Sadiku, i cili iu drejtua me emrin Gent – personi që po raportohet në rrjete sociale se qëndron prapa këtij profili të rrejshëm – duke thënë se e përfaqëson të kundërtën e tij.
Prokuroria Speciale nuk ka ka pohualr as mohuar nëse kanë nisur hetimet mbi këtë profil.
“Nuk mund të mohojmë, as të pohojmë nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim lidhur me çështjen në fjalë”, tha zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbnora Luta.
Këtë profil të rremë kanë nisur ta denoncojnë për nxitje të gjuhës së urrejtjes e shantazh figura publike.
Së fundmi, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i kërkoi drejtoreshës së BIRN, Jeta Xharra, që të dalë e sqarojë se kush fshihet prapa këtij profili meqë në këtë medium u publikua një opinion me emrin e “Lule Gjeli”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



