Propozimi për armëpushim, Hamasi: Do t’i përgjigjemi Izraelit brenda 48 orëve

Hamasi ka deklaruar se do t’i përgjigjet brenda 48 orëve propozimit të Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës. “Hamasi me shumë gjasa do t’i paraqesë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve brenda 48 orëve, pasi lëvizja vijon të mbajë konsultime të gjerë”, thuhet në reagimin e Hamasit, siç bëjnë të ditura mediat ndërkombëtare. Të hënë [...]Read More...

Propozimi për armëpushim, Hamasi: Do t’i përgjigjemi Izraelit brenda 48 orëve

Hamasi ka deklaruar se do t’i përgjigjet brenda 48 orëve propozimit të Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Hamasi me shumë gjasa do t’i paraqesë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve brenda 48 orëve, pasi lëvizja vijon të mbajë konsultime të gjerë”, thuhet në reagimin e Hamasit, siç bëjnë të ditura mediat ndërkombëtare.

Të hënë Hamasi gjithashtu njoftoi se kishte marrë nëpërmjet ndërmjetësve egjiptianë, një propozim izraelit për një armëpushim të përkohshëm në rajon.

Izraeli po kërkon kthimin e dhjetë pengjeve të gjallë në këmbim të një armëpushimi prej “të paktën 45 ditësh”, lirimin e gjithsej 1231 palestinezëve të ndaluar nga Izraeli dhe lejimin për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

/abcnews.al/