Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)

Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)

Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve dhe kazanëve të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit.

Kjo ka qenë dhe një nga mënyrat që studentët dhe qytetarët kanë përdorur për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë. Pjesë e grumbullimit sot kanë qenë gjithashtu edhe studentët e Mjekësisë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.

Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore, në shenjë solidariteti, i janë bashkuar edhe figura nga arti dhe kultura, pedagogët, si dhe qytetarë të shumtë.

The post Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.