Protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës, do të kërkohet shkarkimi i bordit të ZRrE-së

Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ky grup pritet që të premten të mbajë një konferencë për media në sheshin “Skënderbeut”. “Konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës, do të kërkohet shkarkimi i bordit të ZRrE-së

Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ky grup pritet që të premten të mbajë një konferencë për media në sheshin “Skënderbeut”.

“Konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve”, thuhej në njoftimin e këtij grupi.

“Po ashtu, do të prezantojmë edhe detajet e protestës qytetare që do të mbahet të shtunën më 19 prill në Prishtinë, si vazhdim i kundërshtimit qytetar ndaj padrejtësive ekonomike që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar grupi “Asnjëcentmashumë”.