Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, policia thirrje të lirojnë kalimin e makinave
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zonë paraqitet e qetë pa incidente teksa qarkullimi i mjeteve është blloluar përshkak të protestuesve.
Forcat e Policisë së Shtetit, të cilat ndodhen në terren për monitorimin e situatës, u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të lirojnë kalimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit, me qëllim normalizimin e trafikut.
Tubimi vijon nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa lëvizja e mjeteve mbetet e bllokuar.
The post Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, policia thirrje të lirojnë kalimin e makinave appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



