Qasja në aeroportin e Cyrihut me tren do të kufizohet gjatë katër fundjavave të ardhshme
Për shkak të punimeve ndërtimore, linjat e distancave të gjata dhe trenat e shumtë S-Bahn të Cyrihut nuk do të mund të ndalojnë në stacionin e aeroportit në fundjavë nga e premtja 17 janar në orën 23:00 deri më 10 shkurt, njoftoi kompania kombëtare hekurudhore, SBB, transmeton albinfo.ch. Prandaj, qasja në aeroport nga stacioni qendror […] The post Qasja në aeroportin e Cyrihut me tren do të kufizohet gjatë katër fundjavave të ardhshme appeared first on Albinfo.

Për shkak të punimeve ndërtimore, linjat e distancave të gjata dhe trenat e shumtë S-Bahn të Cyrihut nuk do të mund të ndalojnë në stacionin e aeroportit në fundjavë nga e premtja 17 janar në orën 23:00 deri më 10 shkurt, njoftoi kompania kombëtare hekurudhore, SBB, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, qasja në aeroport nga stacioni qendror i Cyrihut / Oerlikon dhe nga Winterthur / Zvicra Lindore, do të kufizohet në këto fundjavë.
Trenat zëvendësues do të vihen në shërbim, por duhet të pritet një zgjatje e kohës së udhëtimit (mesatarisht me 20 minuta).
SBB rekomandon që të gjithë udhëtarët të kontrollojnë lidhjet në internet ose në aplikacionin SBB përpara çdo udhëtimi.
The post Qasja në aeroportin e Cyrihut me tren do të kufizohet gjatë katër fundjavave të ardhshme appeared first on Albinfo.