Qeveria paralajmëron opozitën të mos bëjë thirrje për protesta pas arrestimit të Imamoglu
Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 [...]Read More...

Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten.
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.