Rakip Suli i Kamzës tender 600 milionë lekë për rikonstruksionin e 1 km rrugë lagje

600 milionë lekë pritet t’i kushtojë Bashkisë së Kamzës rikonstruksioni i rrugës “Azem Hajdari”. Tenderi është zyrtarizuar dhe deri më datë 25 tetor të gjithë kompanitë e interesuara mund të shprehin interes për këtë procedurë të majme prokurimi. Bëhet fjalë për rikonstruksionin për herë të dytë në gati një vit të këtij segmenti, i cili […] The post Rakip Suli i Kamzës tender 600 milionë lekë për rikonstruksionin e 1 km rrugë lagje appeared first on Newsbomb Albania.

Rakip Suli i Kamzës tender 600 milionë lekë për rikonstruksionin e 1 km rrugë lagje

600 milionë lekë pritet t’i kushtojë Bashkisë së Kamzës rikonstruksioni i rrugës “Azem Hajdari”. Tenderi është zyrtarizuar dhe deri më datë 25 tetor të gjithë kompanitë e interesuara mund të shprehin interes për këtë procedurë të majme prokurimi.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin për herë të dytë në gati një vit të këtij segmenti, i cili edhe në vitin 2022 u asfaltua nga vetë kryebashkiaku Rakip Suli.

Rruga që mban emrin e pishtarit të demokracisë “Azem Hajdari”, do të ketë një gjatësi 1.3 kilometra dhe një gjerësi 9 metra. Kalon përmes lagjes dhe Bashkia e Kamzës parashikon të ndërtojë trotuare anësorë dhe ndriçim në të gjithë gjatësinë.

Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Kamzes
Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Kamzes

Edhe në relacionin teknik specifikohet se segmenti rrugor në fjalë është i shtruar me asfalt dhe ndodhet në brendësi të lagjes nr.7 në Bathore dhe lagjes nr.5 në Kamëz. Grupi teknik shkruan se në rrugën “Azem Hajdari” është investuar dhe më parë, por përsëri ajo është dëmtuar.

“Duke pasur parasysh qe kjo zone eshte ne zhvillim e siper eshte pasur parasysh qe kjo rruge te behet me parametra qe t’i pershtaten zhvillimit te zones dhe hyrje daljet nga shtepite te kene lirshmeri. Ky segment rrugor lidh Qendren e Njesise se Paskuqanit me Kamzen”, thuhet në relacionin teknik.

“Paskuqan, ku vijojnë investimet në rrjetin infrastrukturor në rrugët “Drini”-800 ml, “Besim Çera”-3600 ml dhe rrugën “Azem Hajdari”, me gjatësi totale të gjithë bllokut prej 6200 ml. Aktualisht po përfundon asfaltimi i rrugës “Azem Hajdari” me gjatësi 1150 ml, me parametrat dhe standartet më të mira infrastrukturore”, shkruante kryebashkiaku socialist Rakip Suli një vit më parë.

Madje, këto punime i pari i Kamzës i ka reklamuar dhe në llogarinë e tij në Facebook, por pas gati një viti detyrohet të hapë përsëri tender për rikonstruksion.

The post Rakip Suli i Kamzës tender 600 milionë lekë për rikonstruksionin e 1 km rrugë lagje appeared first on Newsbomb Albania.