Rama: S’ka shans të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Në një intervistë për televizionin grek “MEGA”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch. Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, kryeministri Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk ka shansa që të bien dakord për atë se cila është […] The post Rama: S’ka shans të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Në një intervistë për televizionin grek “MEGA”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, kryeministri Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk ka shansa që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.
“Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të gjithë pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama.
The post Rama: S’ka shans të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës appeared first on Albinfo.