Raportit Botëror të Lumturisë: Kosovarët, më të lumturit në rajon

Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete. Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor renditen relativisht larg nga Kosova sa i përket nivelit të

Raportit Botëror të Lumturisë: Kosovarët, më të lumturit në rajon

Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.

Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete.

Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor renditen relativisht larg nga Kosova sa i përket nivelit të lumturisë.

Serbia renditet në vendin e 31-të, Shqipëria renditet në vendin e 89-të. Bosnja renditet në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 86.

Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

Për herë të tetë radhazi, finlandezët janë më të lumturit në botë.