Rita Ora reagon pas aktgjykimit në Hagë: Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi

Rita Ora reagon pas aktgjykimit në Hagë: Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton albinfo.ch.

Ora ka bërë dy postime në rrjetet sociale, përmes të cilave ka ndarë mesazhe dhe imazhe që lidhen me Kosovën.

Në postimin e parë, ajo ka publikuar një imazh me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi sot”.

Ndërsa në postimin e dytë, artistja ka rikthyer një fotografi nga një prej vizitave të saj në Kosovë. Në këtë imazh, Rita Ora shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Reagimi i saj vjen në ditën kur në Hagë u shpall aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Albinfo.ch

 

Screenshot

The post Rita Ora reagon pas aktgjykimit në Hagë: Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.