Dua Lipa reagon pas aktgjykimit në Hagë, shpërndan mesazhin “Liria ka emër”

Dua Lipa reagon pas aktgjykimit në Hagë, shpërndan mesazhin “Liria ka emër”

Edhe këngëtarja Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përcjell  albinfo.ch.

Lipa ka ripublikuar në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa. Në njërin prej tyre shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin tjetër janë paraqitur disa shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë. Në material thuhet se bëhet fjalë për 1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1,600 persona ende të zhdukur.

Duke i shpërndarë këto materiale në profilin e saj, Dua Lipa ua ka përcjellë përmbajtjen miliona ndjekësve të saj, ndërsa nuk ka bërë një deklaratë të veçantë me tekst lidhur me aktgjykimin.

Reagimi i këngëtares vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë./Albinfo.ch

 

Screenshot Screenshot

The post Dua Lipa reagon pas aktgjykimit në Hagë, shpërndan mesazhin “Liria ka emër” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.