Dua Lipa reagon pas vendimit në Hagë, publikon simbolin e UÇK-së

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Dua Lipa ka publikuar në Instagram një mesazh me hashtagun LIRIA KA EMER dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Postimi vjen sot, në ditën kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Indeksonline.
Gjykata i shpalli fajtorë për disa krime lufte; Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.
Në postimin e saj, Dua Lipa ka përdorur mesazhin “#LIRIAKAEMER” së bashku me emblemën e UÇK-së.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



