Rekomandohet suspendimi i dy policëve, dështuan të arrestojnë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të angazhuar në stacionin policor të Kaçanikut, pas dyshimeve për neglizhencë serioze dhe dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, shkruan albinfo.ch. Sipas njoftimit të IPK-së, një toger policor, i cili mban pozitën e shefit të […] The post Rekomandohet suspendimi i dy policëve, dështuan të arrestojnë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika appeared first on Albinfo.

Rekomandohet suspendimi i dy policëve, dështuan të arrestojnë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të angazhuar në stacionin policor të Kaçanikut, pas dyshimeve për neglizhencë serioze dhe dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, shkruan albinfo.ch.

Sipas njoftimit të IPK-së, një toger policor, i cili mban pozitën e shefit të sektorit të operativës, dyshohet se ka qenë në dijeni për urdhëresën për arrestimin e të dyshuarit R.B., por nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Po ashtu, një rreshter policor i caktuar si mbikëqyrës në njësinë ndërlidhëse për gjykata dyshohet se ka dështuar të raportojë në kohë dhe saktë për urdhëresën për arrest dhe nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.

“Dështimi i zyrtarëve policorë në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor, si dhe për hetim administrativ dhe penal”, thuhet në komunikatën e IPK-së, transmeton albinfo.ch.

The post Rekomandohet suspendimi i dy policëve, dështuan të arrestojnë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika appeared first on Albinfo.