Sekuestrohen 1,000 kilogramë mish pule në Strugë dhe Ohër

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka sekuestruar dhe asgjësuar 1,000 kilogramë mish pule dhe 55 kilogramë përgatitje mishi që përmbanin këtë produkt, gjatë kontrolleve të paplanifikuara në dyqane mishi në Strugë dhe Ohër.
Për shkeljen e vendimit që ndalon importin dhe përdorimin e stomakëve të pulës për prodhimin e produkteve të mishit, ndaj dy dyqaneve janë iniciuar procedura kundërvajtëse.
Nga AUV bëjnë të ditur se ndalimi, i miratuar në korrik të vitit 2024, synon mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve për shkak të rreziqeve të mundshme nga bakteret, viruset dhe toksinat.
Kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e tregtimit të paligjshëm dhe garantimin e sigurisë ushqimore.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



