Rezultatet finale jozyrtare të zgjedhjeve lokale 2025 në RMV (Infografik)

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga mbi 99% e votave të numëruara, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut kandidatët e VMRO-DPMNE-së kanë fituar në Shkup si dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në tre, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) doli e […]

Rezultatet finale jozyrtare të zgjedhjeve lokale 2025 në RMV (Infografik)
Zgjedhjet lokale në RMV, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga mbi 99% e votave të numëruara, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut kandidatët e VMRO-DPMNE-së kanë fituar në Shkup si dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në tre, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) doli e para në një komunë. Gjithashtu, ZNAM dhe Unioni i Romëve kanë fituar nga një komunë. Ndërkaq, Mendi Qyra i përkrhaur nga VLEN ka fituar në Strugë, transmeton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE fitoi në: Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë – Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Koalicioni VLEN fitoi në: Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen.

Kandidatët e LSDM-së fituan në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovcë.

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi në Studeniçan.

Mendi Qyra i përkrhaur nga VLEN ka fituar në Strugë.

Kandidati i ZNAM-it fitoi në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.

Më poshtë mund të shihni hartën me fituesit e zgjedhjeve lokale në rrethin e parë dhe të dytë.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kutitë e votimit u hapën në ora 07 të mëngjesit dhe u mbyllën në ora 19:00.

Rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të teta lokale në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 44 kryetarë komunash, në raundin e parë VMRO-DPMNE ka fituar 33 kryetarë komunash që në rrethin e parë, VLEN 5, AKI 3 dhe LSDM 3. Rreth të dytë do të ketë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në 4 nuk është arritur cenzusi.

VMRO-DPMNE ka kryetarë komunash në 33 komuna edhe atë: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novo Sella, Ohri, Petrovec, Pehçeva, Prilep, Radovish, Resnja, Sveti Nikolla, Sopishte, Strumicë, Shtip, Staro Nagoriçan.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni VLEN u zgjodhën: Izet Mexhiti në Çair, Blerim Sejdiu në Zhelinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamet Elmazi në Saraj dhe Daut Beqiri në Haraçinë.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni AKI u zgjodhën: Erkan Arifi në Likovë, Suat Shaqiri në Çashkë, Alija Jaoski në Pllasnicë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) fitoi në tre komuna, Bogdanc, Kriva Pallankë, Krivogashtan.

Zgjedhjet dështuan në katër komuna, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë pasi nuk u arrit censusi të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime. Në Gostivar cenzusi nuk u arrit për rreth 20 vota.