Gjithçka që ndodhi: Maqedonia e Veriut votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, u publikuan rezultatet jozyrtare

Në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Gjithsej 1,013,375 votuesish kishin të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune u realizuan në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve u përsërit në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë […]

Gjithçka që ndodhi: Maqedonia e Veriut votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, u publikuan rezultatet jozyrtare
Zgjedhje lokale 2025. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Gjithsej 1,013,375 votuesish kishin të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune u realizuan në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve u përsërit në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit, shkruan Portalb.mk.

Kutitë e votimit u hapën në ora 07 të mëngjesit dhe u mbyllën në ora 19:00.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të cilat janë ende jozyrtare: VMRO – DPMNE fitoi 21 komuna, VLEN fitoi 4, LSDM fitoi 3, AKI, UNIONI I ROMËVE, ZNAM dhe Mendi Qyra nga 1 komunë.

Më poshtë mund të ndiqni të gjitha zhvillimet e ditës së zgjedhjeve, minutë pas minuti. Klikoni linkun për të lexuar detajet për secilin titull.

23:45 – Rezultatet finale jozyrtare të zgjedhjeve lokale 2025 në RMV (Infografik)

23:39 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 99,7% të votave të rrethit të dytë

22:30 – ZNAM feston në Kumanovë: Dimitrievski fitorja është e qytetarëve 

22:20 – Mickoski: Fituam Kërçovën, ra Fatmir Dehari, populli tregoi se Maqedonia është sërish e jotja

22:10 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 99% të votave të rrethit të dytë

22:06 – Kurto Dudush fitoi zgjedhjet lolake në Shuto Orizare 

22:03 – Filipçe: Tani për tani kemi gjashtë kryetarë komunash, nuk jap dorëheqje, partia do të konsolidohet

21:51 – Ahmeti: Fitorja e koalicioneve artificiale do të ketë pasoja serioze në nivel kombëtar

21:50 – Nën tingujt e këngës “Ova e samo nase Skopje”, Orce Gjorgjievski kaloi nën Portën “Maqedonia” duke shpallur fitoren në kryeqytet

21:48 –  Vllatko Grozdanov nga VMRO-DPMNE shpalli fitoren në Koçan 

21:29 – Jovanovski u ngjit në dritare për të festuar fitoren në Kërçovë

21:26 –  Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 97% të votave të rrethit të dytë

21:20 – Azizi: Jemi forca e dytë në vend, Ali Ahmeti shiti Bërvenicën dhe Kërçovën për ta fituar Tetovën

21:18 – Mendi Qyra shpalli fitoren në Strugë

21:08 – VMRO-DPMNE fitoi në Bërvenicë përballë kandidatit të VLEN-it, Haqim Ramadani

20:50 – Dehari: Rezultatet në Kërçovë nuk janë në nivelin e pritur, qytetarët të kenë durim

20:48 –  Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 90% të votave të rrethit të dytë

20:46 – Bajram Rexhepi pranoi humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

20:29 – Toshkovski: U raportuan 30 raste fushate, ryshfeti, pengim i votimit dhe kërcënime

20:13 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 64% të votave të rrethit të dytë

20:05 – Prokuroria: Zgjedhjet kaluan pa ndërprerje, u raportua vetëm rast i fotografimit të fletëvotimit në Shuto Orizarë

19:52 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 45% të votave të rrethit të dytë 

19:38 – VMRO-DPMNE: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë dhe dinjitoze, presim fitore të madhe

19:35 – Jehona e votuesve deri në orën 18:30 në Qytetin e Shkupit ka shënuar rënie krahasuar me rrethin e parë

19:30 – VLEN: Procesi i votimit ishte demokratik, kandidatët tanë morën mbështetje të gjerë në të gjitha komunat ku garojnë

19:20 – Dalja e votuesve deri në orën 18:30, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

19:17 – AKI: Kishte blerje të votave dhe keqpërdorim të aparatit shtetëror

19:15 – Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina

19:00 – Shënoi rënie dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

18:35 – Për raundin e dytë të zgjedhjeve, 12 fluturime çarter zbarkuan në Ohër dhe Shkup

18:25 – Shënoi rënie dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

18:15 – Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina

18:00 – Jehona e votuesve deri në orën 17:00 në Qytetin e Shkupit ka shënuar rënie krahasuar me rrethin e parë

17:45 – Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

16:13 – Shënoi rënie dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

15:50 – Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina

15:55 – “Të vdekurit në listë zgjedhore”, KSHZ: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të intensifikohet

15:48 –  Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

15:23 –  Shkup, KSHZ u hoqi akreditimet disa vëzhguesve, agjitacion në vendvotime, ndër personat e përfshirë një kandidat për kryetar

15:23 – KSHZ diskutoi për ankesat për probleme me pajisjet teknike, disa votues nuk u gjendën në listë 

15:00 – Jehona e votuesve deri në orën 13:00 në Qytetin e Shkupit ka shënuar rënie krahasuar me rrethin e parë

13:45 –  Shënoi rritje dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

14:30 – Kërçova dhe Bërvenica me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Dibra

13:56 – Procesi zgjedhor në RMV deri tani zhvillohet pa probleme, MPB bën thirrje që të raportohen parregullësitë

13:45 – Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

13:00 – CIVIL porositi vëzhguesit: Përkushtim, paanshmëri, punë ekipore dhe profesionalizëm

12:00 – Votat nga votimi i djeshëm i të sëmurëve, personave të pafuqishëm dhe i të burgosurve do të numërohen sot

11:35 – Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

11:15 – MPB: Dhjetë kallëzime për shkelje të heshtjes zgjedhore, një person është arrestuar në Shuto Orizare

10:43 – KSHZ: Të gjithë vendvotime të hapura në kohë, votimi po zhvillohet pa probleme dhe pengesa

10:20 – Rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV e vëzhgojnë 1622 vëzhgues, 957 vendas dhe 651 ndërkombëtarë, si dhe 14 gazetarë

10:00 – Dalja e votuesve deri në orën 9, krahasuar me rrethin e parë (Infografik)

09:43 – Nëse nuk zgjidhet ndonjë kryetar komune – Qeveria emëron komisar

09:30 – Nëse nuk zgjidhet ndonjë kryetar komune – Qeveria emëron komisar

08:30 – Prani policore dhe dronë rreth qendrave të votimit

08:15 –  Nuk votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

07:50 –  RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme

07:40 –  Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

07:30 – Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportim të shkeljeve të të drejtave të votimit në RMV

07:20 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)

07:10 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)

7:00 – Filloi votimi. Të drejtë vote kanë 1,013,375 votues.

Heshtje zgjedhore

Heshtja zgjedhore është në fuqi ende, ajo fillon një ditë para zgjedhjeve.

Heshtja mbaron në ora 19, kur mbyllen kutitë në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm

Dje, 1 nëntor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. deri në orën 20:00, të drejtën e votës e kanë realizuar 3327 votues.

Në 14 institucionet ndëshkimore-korrektuese, ku të drejtë vote kanë 1.256 persona që vuajnë dënim me burgim ose janë në paraburgim, deri në orën 18:30 kanë votuar 588 votues.

Nga 214 persona të vendosur në institucione të përkujdesjes jashtëfamiljare, deri në orën 18:30 kanë votuar 125 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.

Rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të teta lokale në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 44 kryetarë komunash, në raundin e parë VMRO-DPMNE ka fituar 33 kryetarë komunash që në rrethin e parë, VLEN 5, AKI 3 dhe LSDM 3. Rreth të dytë do të ketë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në 4 nuk është arritur cenzusi.

VMRO-DPMNE ka kryetarë komunash në 33 komuna edhe atë: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novo Sella, Ohri, Petrovec, Pehçeva, Prilep, Radovish, Resnja, Sveti Nikolla, Sopishte, Strumicë, Shtip, Staro Nagoriçan.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni VLEN u zgjodhën: Izet Mexhiti në Çair, Blerim Sejdiu në Zhelinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamet Elmazi në Saraj dhe Daut Beqiri në Haraçinë.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni AKI u zgjodhën: Erkan Arifi në Likovë, Suat Shaqiri në Çashkë, Alija Jaoski në Pllasnicë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) fitoi në tre komuna, Bogdanc, Kriva Pallankë, Krivogashtan.

Zgjedhjet dështuan në katër komuna, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë pasi nuk u arrit censusi të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime. Në Gostivar cenzusi nuk u arrit për rreth 20 vota.

Rezultati i 2021

Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Të drejtë votimi kishin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në rrethin e parë dalja e votuesve ka qenë 50.57%, ndërkaq në rrethin e dytë 50.69%.

Gjatë katër viteve të fundit, numri më i madh i vendeve të kryetarëve të komunave (42) i përkasin koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Kryetarët e komunave të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) drejtuan 16 komuna, ndërsa kryetarët e mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) drejtuan 11. Koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës fitoi 2 mandate të kryetarëve, BESA – 2, dhe koalicioni LDP/DOM, PDSH dhe GROM nga një. Tre vende të kryetarëve të komunave u fituan nga kandidatë të pavarur.

Në këshillat komunalë mbizotëroi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi 469 vende të këshilltarëve, koalicioni i LSDM-së – 402, ndërsa BDI – 167. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishte 81 këshilltarëE Majta (Levica) – 49BESA – 36, ndërsa koalicioni i DOM-it dhe LDP-së – 29 këshilltarë. Kandidatët e pavarur u përfaqësuan me gjithsej 67 vende të këshilltarëve.