Robert Prevost Papa i ri/ Trump: Urime Kardinalit, Papa i parë amerikan. Nder i madh për vendin tonë
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur zgjedhjen e Papës së Ri, Robert Francis Prevost. “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur zgjedhjen e Papës së Ri, Robert Francis Prevost.
“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shprehet Trump.
Kardinali Robert Francis Prevost u zgjidh papë me emrin Leone XIV.
Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
Konklava më e shkurtër e shekullit të kaluar u mbajt pak para Luftës së Dytë Botërore: tre votime në dy ditë ishin të mjaftueshme që Eugenio Pacelli të ngjitej në fronin papnor me emrin Pius XII, më 2 mars 1939.