Rrahu gruan, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta 32-vjeçarit në Ferizaj
Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku tek i dyshuari 32-vjeçar është sekuestruar një armë zjarri. “Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku tek i dyshuari 32-vjeçar është sekuestruar një armë zjarri.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë
Rastin policia e ka cilësuar si “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.