Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë, ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Policia bën të ditur përmes

Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë, ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Policia bën të ditur përmes një komunikatë për media se kjo kundërvajtje është regjistruar ( pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.