Rreth 300 shtëpi janë kapluar nga uji në Durrës
Rreth 300 shtëpi janë kapluar nga uji në Durrës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme, qindra godina dhe rreth 40 hektarë tokë bujqësore në Durrës janë mes ujit. Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë evakuimi i disa familjeve, teksa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan […] The post Rreth 300 shtëpi janë kapluar nga uji në Durrës appeared first on InfoShqip.com.

Rreth 300 shtëpi janë kapluar nga uji në Durrës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme, qindra godina dhe rreth 40 hektarë tokë bujqësore në Durrës janë mes ujit.
Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë evakuimi i disa familjeve, teksa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit nga burgu i Durrësit.
Në njoftimin e bashkisë së Durrësit thuhet se “situata paraqitet e vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të konsiderueshëm banesash”.
Kryetari i bashkisë njoftoi se gjatë ditës do të vlerësohen dëmet në banesa dhe se qytetarët do të rimbursohen nga buxheti i bashkisë.
Në terren janë të angazhuara forca edhe nga Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
The post Rreth 300 shtëpi janë kapluar nga uji në Durrës appeared first on