Rrufeja godet pesë studentë në Indi, publikohen pamjet e momentit të frikshëm

Një video rrëqethëse e publikuara në rrjetet sociale tregon momentin kur një goditje rrufeje bëri që pesë studentë të përplasen përtokë në një kampus universitar. Mediat e huaja shkruajnë se incidenti tronditës ndodhi gjatë një rrebeshi të papritur shiu në Universitetin Teerthanker Mahaveer në Uttar Pradesh të Indisë. Të kapura nga CCTV, pamjet tregojnë studentët [...]Read More...

Rrufeja godet pesë studentë në Indi, publikohen pamjet e momentit të frikshëm

Një video rrëqethëse e publikuara në rrjetet sociale tregon momentin kur një goditje rrufeje bëri që pesë studentë të përplasen përtokë në një kampus universitar.

Mediat e huaja shkruajnë se incidenti tronditës ndodhi gjatë një rrebeshi të papritur shiu në Universitetin Teerthanker Mahaveer në Uttar Pradesh të Indisë.

Të kapura nga CCTV, pamjet tregojnë studentët të grumbulluar nën një pemë brenda ambienteve të kampusit kur një rrufe tronditi tokën nën këmbët e tyre.

Ndikimi ishte aq i jashtëzakonshëm sa i gjithë grupi “u shtang”, me disa që qëndruan të palëvizur për disa sekonda, ndërsa njëri prej tyre u përpoq menjëherë për të thirrur për ndihmë.

Të pesë studentët u shtruan menjëherë në spital për vlerësim dhe kujdes mjekësor. Autoritetet njoftuan se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.