Rusi kërcënoi Aeroportin në Rinas: Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit. Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për […] The post Rusi kërcënoi Aeroportin në Rinas: Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba appeared first on Albinfo.

Rusi kërcënoi Aeroportin në Rinas: Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK, transmeton albinfo.ch.

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023.

Në vendimin gjyqësor bëhet e ditur përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve.

“Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërë si thash, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh”, thuhet në mesazhin e tij, shkruan A2CNN.

Hetimi zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banor i Selanikut, Greqi.

Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri.

The post Rusi kërcënoi Aeroportin në Rinas: Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba appeared first on Albinfo.