‘Rusia dhe Kina, aleancë por jo varësi ’/ Kapiten Goxhaj: Europa, ushtar i Amerikës. Aleanca me Rusinë do ta kthente në pol më vete
Kapiten Dritan Goxhaj, i ftuar në ‘360 gradë’ diskutoi hipotezën se Trump do të shkëpusë Rusinë nga Kina duke përmendur se Kina dhe Rusia kanë një aleancë. Ai u shpreh se është momenti i duhur që Europa dhe Rusia të bëjnë një aleancë dhe të shkëputen nga ndikimi amerikan, duke cilësuar Europën si një ushtar [...]Read More...

Kapiten Dritan Goxhaj, i ftuar në ‘360 gradë’ diskutoi hipotezën se Trump do të shkëpusë Rusinë nga Kina duke përmendur se Kina dhe Rusia kanë një aleancë.
Ai u shpreh se është momenti i duhur që Europa dhe Rusia të bëjnë një aleancë dhe të shkëputen nga ndikimi amerikan, duke cilësuar Europën si një ushtar të Amerikës.
“ Rusia dhe Kina kanë një aleancë. Varësi për momentin nuk kanë. Aleanca më e mirë do të ishte BE dhe Rusië, e ka propozuar disa herë. Kjo do të rriste fuqinë ekonominë, ushtrake dhe politike. Do të ishte një pol më vete euroaziatik. Nuk ka si të bëhet kurban Ukraina.
Duke marrë parasysh bisedime, i vetmi vend që mund ti jap garanci Ukrainës që të ekzistoj si shtet është vetëm Rusia. Një aleancë midis BE dhe Rusisë, Staimer duhet të jetë i gëzuar sepse po del një mundëis që Europa të jetë pol më vete, ka qenë ushtar i Amerikës. Nuk ka mundësi të dalë ndryshe si pol më vete, Trump po ja jep këtë mundësi”.
/abcnews.al