Rusia propozon rivendosjen e lidhjeve direkte ajrore me SHBA

Rusia njoftoi të premten se u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara, një ditë më parë gjatë një takimi në Stamboll, të rivendosnin lidhjet e tyre ajrore të ndërprera për shkak të luftës në Ukrainë dhe kishte diskutuar zgjidhjen e “mosmarrëveshjeve të shumta” në marrëdhëniet e tyre, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme [...]Read More...

Rusia propozon rivendosjen e lidhjeve direkte ajrore me SHBA

Rusia njoftoi të premten se u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara, një ditë më parë gjatë një takimi në Stamboll, të rivendosnin lidhjet e tyre ajrore të ndërprera për shkak të luftës në Ukrainë dhe kishte diskutuar zgjidhjen e “mosmarrëveshjeve të shumta” në marrëdhëniet e tyre, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

“Konkretisht, pala amerikane u ftua të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së lidhjeve direkte ajrore ”, thuhet në deklaratë.

Ky takim në Turqi, një ilustrim i rifillimit të kontakteve mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, u fokusua në lehtësimin e punës së ambasadave të tyre përkatëse, një hap në rivendosjen e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit./abcnews.al