Sefaj: Qytetarët po ankohen për faturat e reja të rrymës, bizneset në prag të falimentimit
Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civil, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen në një kohë kur qytetarët dhe bizneset po përballen me shumë sfida ekonomike, duke e bërë këtë vendim një “zhvatje të re”. Ai thekson se në shumë raste rritja reale e faturave ka qenë më e madhe se

Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civil, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen në një kohë kur qytetarët dhe bizneset po përballen me shumë sfida ekonomike, duke e bërë këtë vendim një “zhvatje të re”. Ai thekson se në shumë raste rritja reale e faturave ka qenë më e madhe se 16.1%, për shkak të tarifave shtesë, blloqeve dhe TVSH-së, që e rrisin edhe më shumë koston për konsumatorët.
‘’Në shumë raste rritja reale ka qenë më shumë se 16.1%. Faturat kanë ardhur shumë më të larta për shkak të blloqeve, tarifave shtesë dhe TVSH-së që e rrit edhe më shumë çmimin përfundimtar’’, tha Sefaj për FrontOnline.
Sefaj njofton se qytetarët janë të zemëruar dhe bizneset po ankohen për gjendjen e rënduar financiare, duke theksuar se shumë prej tyre janë në prag të falimentimit. Ai tregon se çdo ditë marrin ankesa për faturat e energjisë që nuk kanë asnjë arsyetim logjik.
‘’Ka pasur shumë ankesa. Qytetarët janë të zemëruar, bizneset po ankohen se janë në prag të falimentimit. Po na shkruajnë çdo ditë dhe ankohen se fatura që nuk kanë asnjë arsyetim logjik’’, deklaroi Sefaj.