SHBA godet me sanksione të reja “flotën në hije” të Iranit
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane. Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh.
“Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një deklarate.
Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar dy entitete nga Emiratet dhe dy nga India që kanë në pronësi dhe operojnë me anijet e Brarit dhe që kanë transportuar naftë iraniane në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të ushtrisë iraniane, tha Thesari amerikan.
“Regjimi iranian mbështetet në rrjetin e tij të transportuesve dhe ndërmjetësve sikurse Brar dhe kompanitë e tij, për të mundësuar shitjen e naftës dhe për të financuar aktivitetin e tij destabilizues”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Thesari tha se SHBA-ja mbetet e përqendruar në pengimin e të “gjitha elementeve të eksportit të naftës iraniane”, veçmas të atyre që përftojnë nga kjo tregti.