ShBA: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u pajtuan për vendosjen e dialogut strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Një njoftimin e ambasadës theksohet pajtimi me Presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e Dialogut Strategjik. “Verma dhe Presidentja Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. Gjithashtu diskutoi rëndësinë e

ShBA: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u pajtuan për vendosjen e dialogut strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma.

Një njoftimin e ambasadës theksohet pajtimi me Presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e Dialogut Strategjik.

“Verma dhe Presidentja Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. Gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.