Shefqet Balaj për të tretën herë radhazi fiton si asambleist në qytetin e Horn-it
Shefqet Balaj ka fituar kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Austri si asambleist në qytetin e Horn-it The post Shefqet Balaj për të tretën herë radhazi fiton si asambleist në qytetin e Horn-it appeared first on Albinfo.

Më një përvojë të gjatë tashmë në politikën austriake, Shefqet Balaj nga Strellci i Deçanit për të tretën herë është zgjedhur ansambleist në qytetin e Horn-it, shkruan albinfo.at.
Vlen të theksohet se Balaj që nga viti 2014 është asamblist në këtë qytet, në listën e partisë ÖVP.
“Falenderoj të gjithë votusit që kanë patur besimin e plotë ne mua, i falenderoj këshillin e qytetit, qytetarët e Hornit, austriakët si dhe votuesit e komuniteteve të tjera që më kanë votuar. Ndërkohë, sa i përketë komunitetet shqiptar, fatkeqësisht edhe kësaj radhe kanë marrë shumë pak pjesë në votime. Nuk kam fjalë si ta shpjegoj, nuk kemi ende kulturë votuese”, është shprehur ai për platformën albinfo.at.
Kujtojmë se rajoni i Austrisë së Ulët mbajti zgjedhjet lokale me 26 janar të këtij viti.
The post Shefqet Balaj për të tretën herë radhazi fiton si asambleist në qytetin e Horn-it appeared first on Albinfo.