“SHISH i dinte dhe i kishte të gjitha”, Artan Hoxha në ‘Top Story’: Tani erdhi momenti që këto video të dilnin…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Story’ me Grida Dumën komentoi shpërndarjen masive të videove intime të disa personazheve publike.
Sipas Hoxhës ngjarje të tilla shpesh herë bëhen publike për të marrë vëmendjen nga diçka tjetër më e madhe. Hoxha shprehu se SHISH ka qenë në dijeni për videot që kanë qarkulluar dy ditët e fundit.
“Kur ka ngjarje e impakt të madh publik që synojnë ose demaskojnë pushtetin, cuditërisht shumë shpejt spinohet një ngjarje tjetër, e cila synon të tërheqë vëmendjen. Tani ata që kanë mbrapa skuadër atje sipër, se ka një skuadër të plotë ai, ata e dinë shumë mirë së çfarë do publiku, e kanë të studiuar ata. Futi një imazh, aq më tepër kur personi është publik. Sa më i suksesshëm të jetë personi aq më i madh është efekti. Ne nuk i kthehemi dot qytetarëve tanë pse janë ashtu, sepse është një gjë e kultivuar, nuk ndodh vetëm sot. Ne na shqetëson që pse kjo koincidenca ndodh kaq shpesh kur ka raste të tilla, ky është problem pastaj. Po të jap vetëm raste që i kam publikuar vetë, mbaj mend një rast të një të zgjedhuri vendorë që merrte kokainë në një vend publik. Kush e krijon spinimin, ai që ka makinerinë më të fuqishme. Ajo struktura që u morëm ne javën e kaluar, pra SHISH, i di këto gjëra, mos kujto se nuk i di. Dhe i mban te gjepi, dhe kur vjen ora e duhur. Kjo është logjika, pra kjo ngjarje ka përgjithësisht një qëllim dhe unë mendoj se e ka arritur edhe pse mediat tradicionale u munduan që ta shmangnin, por rrjeti bëri të vetën”, tha Hoxha.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



