Shkurte Fejza u bën thirrje shqiptarëve: Më 12 shtator, të gjithë ejani në marshin për çlirimtarët

Shkurte Fejza u bën thirrje shqiptarëve: Më 12 shtator, të gjithë ejani në marshin për çlirimtarët

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza ka bërë të ditur se në këtë marshim do të marrë pjesë së bashku me familjen e saj, duke ftuar edhe qytetarët që t’i bashkohen, raporton IndeksOnline.

“Me 12 shtator du me dal me familjen me marshu për liri, për dinjitet, për çlirimtarët tanë. Ju ftoj që të bëhemi bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’, nga ora 14:00 në Prishtinë – të gjithë njëzëri për historinë tonë të përbashkët, për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Marshimi pritet të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/09/Shkurta77.mp4


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.