“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
“Duke nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati”.
“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë. Ne jemi këtu për ta mbështetur Kosovën”, tha Schuebel pas takimit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



