Lajm i keq për shoferët: Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Lajm i keq për shoferët: Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

Sipas vendimit të MINTI-të, nafta këtë të mërkurë është rritur për një cent, dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 euro për litër, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa benzina do të shitet 1.50 euro për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kurse, çmimi maksimal i lejuar për gazin është i njëjtë dikur dje, 0.63 euro për litër.

The post Lajm i keq për shoferët: Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.