Shoferi i Ndihmës së Shpejtë-në Koçan humb jetën pas natës së lodhshme duke shpëtuar të plagosurit
Shoferi i Ndihmës së Shpejtë në Koçani, Ilë Gocevski, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi kaloi gjithë natën duke transportuar të plagosurit nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Maqedoninë e Veriut. Kolegët e tij e përshkruajnë si një njeri të përkushtuar dhe të gatshëm për të ndihmuar në çdo moment. Zjarri, që shpërtheu […] The post Shoferi i Ndihmës së Shpejtë-në Koçan humb jetën pas natës së lodhshme duke shpëtuar të plagosurit appeared first on Albinfo.

Shoferi i Ndihmës së Shpejtë në Koçani, Ilë Gocevski, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi kaloi gjithë natën duke transportuar të plagosurit nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Maqedoninë e Veriut. Kolegët e tij e përshkruajnë si një njeri të përkushtuar dhe të gatshëm për të ndihmuar në çdo moment.
Zjarri, që shpërtheu të dielën në orët e para të mëngjesit, përfshiu rreth 1.500 persona, duke shkaktuar të paktën 59 viktima dhe 155 të plagosur. Dëshmitarët tregojnë se objekti kishte vetëm një dalje të vogël, gjë që e vështirësoi evakuimin. Më shumë se 50 të plagosur janë transportuar për trajtim jashtë vendit.
The post Shoferi i Ndihmës së Shpejtë-në Koçan humb jetën pas natës së lodhshme duke shpëtuar të plagosurit appeared first on Albinfo.