Shpërthimi i një granate dore te Liqeni i Badocit, policia jep detaje
Një granatë dore është shpërthyer te Liqeni i Badocit nga ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese të Policisë së Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. “Rreth orës 11:30

Një granatë dore është shpërthyer te Liqeni i Badocit nga ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese të Policisë së Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci