Shqipëri: Vjosa drejt shpalljes Rezervat Biosfere nga UNESCO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar të martën se UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së një prej pasurive më të çmuara natyrore në Evropë, raporton albinfo.ch. “Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër […] The post Shqipëri: Vjosa drejt shpalljes Rezervat Biosfere nga UNESCO appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Vjosa drejt shpalljes Rezervat Biosfere nga UNESCO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar të martën se UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së një prej pasurive më të çmuara natyrore në Evropë, raporton albinfo.ch.

“Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën,” shkruan Rama, duke theksuar se ky sukses vjen si rezultat i një pune të gjatë, të përkushtuar dhe me vizion të qartë.

Kjo arritje është fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka shtuar ai. Ndër momentet kyçe të këtij procesi përmendet edhe vizita e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, në shkurt të vitit 2023, e cila konsiderohet një pikënisje e rëndësishme drejt këtij rekomandimi historik.

Kryeministri Rama nënvizoi se Vjosa tashmë është më shumë sesa një lumë, sipas tij është kthyer në një model të zhvillimit të qëndrueshëm, ku ruajtja e natyrës ndërthuret me jetesën e komuniteteve lokale. Miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës i UNESCO-s pritet të ndodhë në shtator të këtij viti, duke e vendosur përfundimisht Vjosën në hartën e pasurive botërore natyrore, raporton albinfo.ch.

The post Shqipëri: Vjosa drejt shpalljes Rezervat Biosfere nga UNESCO appeared first on Albinfo.