Shqipëria e para në Evropë me rënien e numrit të lindjeve të fëmijëve

Shqipëria renditet ndër të parët në Evropë, por për fenomenin e rënies së numrit të fëmijëve The post Shqipëria e para në Evropë me rënien e numrit të lindjeve të fëmijëve appeared first on Albinfo.

Shqipëria e para në Evropë me rënien e numrit të lindjeve të fëmijëve

Sipas një studimi të Bashkimit Evropian për ecurinë e arsimit në Evropë, Shqipëria renditet e 4, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien më të madhe të numrit të fëmijëve nga 0-5 vjeç.

Në këto vende numri i fëmijëve ra me më shumë se 20% nga 2013-2023, pra në një dekadë, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.

“Prirjet individualiste, dëshira për karrierë, sukses, para, ka bërë që të mos jenë fëmijët ideali kryesor I familjeve të reja, duke e shtyrë lindjen e foshnjës deri në limite, derisa në fund nuk bëjnë fare fëmijë. E dyta është emigracioni që ka qenë fatal për ne. Kjo jo vetëm se është në përmasa të vazhdueshme, por emigrantët që ikin nga Shqipëria, fëmijët e lindur këtu I marrin me vete dhe bëjnë bashkim familjar në venet e BE-së, apo në vende të tjera. Ndërkohë që fëmijët e tjerë që lindin i lindin me nacionalitete të huja, gjerman, francez, italian, etj., pra është një hemorragji e madhe demografike”, shprehet Gëzim Tushi, sociolog.

Hungaria është një model i jashtëzakonshëm për politikat e natalitetit të ndërmerr. Qeveria hungareze mbështet gruan, familjen, jep benefite, kryen pagesa për fëmijët nga 0-6 vjeç.

Nëse vazhdojmë me këto ritme rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri me flokë të thinjura, e kjo do të sjellë probleme të mëdha sociale, ekonomike, të tregut të punës, fuqisë punëtore etj. Nëse do të pakësohen fëmijët dhe lindshmëria do të bjerë, duhet të përgatitemi që brezin e ardhshëm ta importojmë nga jashtë.

The post Shqipëria e para në Evropë me rënien e numrit të lindjeve të fëmijëve appeared first on Albinfo.