“Shqipëria me rritjen më të madhe të turizmit më 2024”
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e botuar në WEB.DE The post “Shqipëria me rritjen më të madhe të turizmit më 2024” appeared first on Albinfo.

Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e botuar në WEB.DE.
Duke iu referuar artikullit, Rama vuri në dukje se Shqipëria ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, transmeton albinfo.ch.
“Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet ta planifikojnë udhëtimin sa më parë, sugjeron media gjermane në prag edhe të nisjes së ITB Berlin ku Shqipëria është Vendi i Nderit”, shkruan Rama.
“Shqipëria zë vendin e parë në renditje: Vendi ka fituar popullaritet dukshëm më shumë se çdo kush tjetër vitet e fundit dhe së fundmi ka mirëpritur 80% më shumë turistë se në vitin 2019. Me këtë rritje, Shqipëria renditet gjithashtu e treta në renditjen globale: vetëm Katari (më shumë se 137%) dhe El Salvadori (më shumë se 81%) shënuan rritje edhe më të mëdha. Një nga më të njohurat është riviera shqiptare, e cila shtrihet përgjatë bregut të Jonit dhe bën përshtypje me plazhet, gjiret dhe ujin e pastër”, shkruan WEB.DE.
Në artikullin e WEB.DE theksohet se “edhe qytetet dhe fshatrat shqiptare mirëpresin turistë. Pranë qytetit kryesor të Tiranës, ju mund të vizitoni qytetin historik të Gjirokastrës dhe qytetin e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, Beratin. Me fshatrat e saj tradicionalë, qytetet e gjallëruara dhe peizazhet mbresëlënëse, Shqipëria duket si një alternativë e bukur dhe ekonomike në krahasim me vendet e tjera të Mesdheut. Nëse doni të vizitoni vendin në mënyrë të qetë, ju këshillojmë të programoni sa më shpejt pushimet tuaja duke parë numrin në rritje të turistëve”.
The post “Shqipëria me rritjen më të madhe të turizmit më 2024” appeared first on Albinfo.