Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, Prokuroria: Motivi lidhet me punën e tij si polic

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika. Në konferencën për media kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka thënë se personat e arrestuar do të dërgohen në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat e mëtutjeshme. “Sipas dyshimeve tona […] The post Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, Prokuroria: Motivi lidhet me punën e tij si polic appeared first on Albinfo.

Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, Prokuroria: Motivi lidhet me punën e tij si polic

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Në konferencën për media kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka thënë se personat e arrestuar do të dërgohen në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat e mëtutjeshme.

“Sipas dyshimeve tona motivi lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka theksuar se disa prej të arrestuarve kanë të kaluar kriminale.

“Kemi arritur të sigurojmë prova të cilat e ndërlidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë, mbetet të shihet backgroundi i tyre, disa kanë pasur të kaluar kriminale kanë qenë të arrestuar te rastet e mëhershme që ndërlidhen me prirje ekstremiste … Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare dhe në disa raste kur disa prej tyre kanë qenë të arrestuar, që lidhen me pamfletin dhe djegien e Gjykatës në Kaçanik”, është shprehur ai, teksa ka bërë me dije se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i një polici.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person, i cili është biri i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie të mundshme është konfiskuar arma e tij zyrtare, pra është armë zyrtare e policisë së Kosovës, një polici që punon në drejtimin e policisë kufitare”, ka theksuar ai.

 

The post Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, Prokuroria: Motivi lidhet me punën e tij si polic appeared first on Albinfo.